Përfundon takimi mes krerëve të shtetit dhe ambasadorit amerikan

406
Për rreth një orë ka zgjatur takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të parin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Në këtë takim është folur për kërkesën zyrtare të ShBA-së, rreth taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, shkruan Indeksonline.
Takimi mes ambasadorin Kosnett dhe krerët e shtetit është mbajtur me dyer të mbyllura.
Nga ana e tij, Kosnett nuk ka dhënë ndonjë prononcim për media rreth këtij takimi.