Përfundon takimi, Ramush Haradinaj tregon çka bisedoi me Isa Mustafën

0
373

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka dalë nga takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Ai tha se kanë biseduar për mocionin kundër qeverisë të cilin partia e Haradinajt do ta përkrahë.

“Nuk i kemi dizajnu hapat e mëtejshëm kemi qenë te mocioni, me siguri do të kemi takim në ditët në vijim”, tha Haradinaj para mediave:

“Mbajtja pezull e gjendjes nuk është me dobi, është mirë të ndërmerren veprimet menjëherë edhe mocioni edhe krijimi i një qeverie të re”, shtoi ish-kryeministri.

Ai tha se Qeveria Kurti e ka hek taksën, ‘në mënyrën më të keqe të mundshme, i ka shërby Serbisë’.

“Nga sot përkrahje mocionit i jep edhe AAK-ja”, tha Haradinaj, me ç‘rast rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij.