Përgjigje interesante e Albin Kurtit për përleshjen e Dardan Molliqajt me Haki Abazin

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për ish-partnerin e tij, Dardan Molliqaj, dhe sulmin fizik për të cilin e ka akuzuar Haki Abazi i VV-së.

Pasi u kthye nga Gjermania, Kurti sot vizitoi Prizrenin nga ku foli për fitoren që, sipas tij, do ta korrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 qershorit.

Lideri i VV-së, kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzoi të fliste për të.

“A hala po merreni me të a?”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.