Përhapja e zjarreve në Kosovë, reagon Haradinaj: Qeveria të merret më seriozisht me çështjen

0
117

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje.

Me anë të një shkrimi në Facebook, kryetari i AAK’së ka apeluar për kujdes.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës. Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradianj.

Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.

Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.