Përkujtohen heronjët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu (video)

0
384

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli bënë homazhe në 30 vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Me rastin e kësaj dite Veseli tha se ndihet krenar për atë çfarë ka bërë në të kaluarën.

“Kaluan 30 vite, sikur me qenë dita e sotme kemi pas lavdinë e heronjve tanë. Ndihem krenar dhe jam krenar për atë çfarë kemi bërë në të kaluarën. Dhe ne tani duhet te punojmë më shumë. Këta dy djem të ri kanë ra në altarin e lirisë, lavdi e përjetshme për heronjve tanë”, ka thënë Veseli.

Fahri Fazliu dhe Afrimi Zhitia ranë heroikisht më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut./Fokusi.info/