Përkujtohet dëshmori, Adnan Shyti- Adi

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit, Adnan (Sadik) Shyti- Adi sot është mbajtur Akademi përkujtimore nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli raporton Fokusi.info.

Akademia përkujtimore u mbajt në varrezat e dëshmoreve në Shipol të Mitrovicës, ku edhe u bë ri-varrimi i eshtrave të tij dhe të dëshmorit Mustafë Shyti,që ishte edhe mësuesi i Adnanit.

Në këtë akademi ishin të pranishëm: përfaqësues të institucioneve qendrore dhe komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarë të policisë, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe familjarë.

Adnan Shyti ishte ushtar i Njësisë Speciale të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, të cilën njësi e udhëhiqte komandanti, Bekim Shyti.