Përkujtohet dëshmori Nijazi Azemi – komandant “Mjekrra”

0
849

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- komandant “Mjekrra”, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Këtyre homazheve iu ka prirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftuar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët e nderuan komandant “Mjekrrën”, shkruan 2lonline.

Përndryshe Nijazi Azemi-komandant “Mjekrra” ka rënë heroikisht më 26 mars 2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Çdo vit në Komunën e Vitisë për nder të tij organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.