Përkujtohet masakra e Izbicës

Sot fshati Izbicë, fshatrat përreth, Komuna e Skënderajt dhe mbarë Kosova përkujtojnë 147 shqiptarët, të të gjitha moshave, burra dhe gra, civilë të paarmatosur, të cilët 19 vite më parë u pushkatuan dhe u masakruan barbarisht nga forcat serbe.
Për të përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, por dhe për të nderuar sakrificën e tyre, ishte edhe delegacioni i Organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së
Masakra e Izbicës vazhdon të mbetet e freskët në kujtesën e popullit shqiptar si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë, e cila krahas Masakrës së Reçakut, sensibilizoi fuqishëm opinionin demokratik dhe vuri në lëvizje politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare.