Përleshja masive në Prizren, zbulohet arsyeja pse ndodhi

Një përleshje masive ka ndodhur pas mesnatës para urgjencës në Prizren, ku ishin të përfshirë 15 persona.

Si pasojë janë lënduar katër persona, tre prej të cilëve po trajtohet në Spitalin rajonal, ndëkraq një nga ta po trajtohet në Qendren Klinike dhe Universitare për shkak të plagosjes nga ama e zjarrit.

Por, si ndodhi ngjarja në Prizren?Zëdhënësi i policisë në Prizren Vesel Gashi, tha se ngjarja i ka paraprirë një rast i dyshuar për vjedhje.

“Po dyshohet se rasti ka ndodhur si pasojë e një dyshimi për vjedhje. Disa persona e kanë dërguar një veturë për ta pastruar. Ata më pas kanë dyshuar se është kryer vjedhje nga ajo veturë. Rasti ka ndodhur disa ditë më përpara dhe nuk është raportuar në polici”, tha Gashi.

“Se çka është vjedhur akoma nuk e dimë. Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet”, tha Gashi, për Klankosova.tv

Për këtë ngjarje janë ndaluar nëntë persona.