Përleshje e armatosur në Shkup, vriten dy shqiptarë

Televizioni ‘Alsat’ jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë.

Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar, të cilët janë qëlluar në makinë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur.

Lini një Përgjigje