Përleshje fizike mes të rinjve në Prizren

0
419

Para pak minutash ka ndodhur një përleshje fizike mes disa të rinjve afër “Shadërvanit” tek kroi “Binbashi”.

Raportohet se në përleshje janë përdorur edhe armë të ftofta, thika etj.

Zyrtari i Policisë së Kosovës z. Vesel Gashi për rtv Besa tha se “Sonte rreth ores 21:50 min ne afersi te pompes se vogel IP ne Prizren, eshte lenduar nje person ne koke ku dyshohet te jetë lenduar me nje mjet te mprehtë (thikë).

Ne vendin e ngjarjes ka dal policia dhe emergjenca, personi i lenduar eshte duke u trajtuar në emergjencë.

Njësite policore janë duke u marr me këtë rast ,akoma nuk kemi persona te arrestuar,per detaje tjera do te njoftoheni”.