Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës

0
344

Debati në Kuvendin e Kosovës degjeneroi në përplasje mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së.

Situata eskaloi kur ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në cilësinë e ish ministres së Drejtësisë, doli në foltore për të folur për rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe e akuzoi VV-në si “të instrumentalizuar me qarqe pro-ruse”.

Në këtë moment, deputetët e VV-së filluan të krijojnë zhurmë në sallë duke u rënë tavolinave me dorë, ndërsa në grindje janë përfshirë deputetë të dy grupeve parlamentare.

Seanca qe ndërprerë për pesë minuta dhe pastaj ministrja  Dhurata Hoxha e përfundoi fjalimin e saj.