Përleshje me thika në mes të rojes dhe prerësve ilegal të pyllit

0
225

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje dy persona janë lënduar pasi gjatë përleshjes janë goditur me thikë nga roja i pyllit në Vushtrri.

“Incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtje kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.