Përleshje mes disa shtetasve të huaj në Prishtinë, një i plagosur

0
337

Një person është plagosur me thikë, pasi një grup i personave, shtetas të huaj, janë përleshur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 12 :40, kemi marrë informatën se në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë, thikë, është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.