Përleshje mes grekëve dhe shqiptarëve në Selanik, ka të plagosur

Përleshje e egër midis të rinjve shqiptar dhe grekë në portin e Selanikut.

Një përleshje e egër ka ndodhur pak më parë në skelën “A” të portit të Selanikut. Siç raportojnë media vendase, dy grupe të rinjsh, një i përbërë nga pakistanezë dhe algjerianë dhe tjetri grekë dhe shqiptarë, u përfshinë në këtë përleshje.

Disa persona u plagosën lehtë nga përplasja, ndërsa një u godit me thikë në shpinë dhe u dërgua me ambulancë në spitalin AHEBA, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vlen të përmendet se në pjesën më të madhe të episodit personat ishin të mitur.