Përmes performancës ‘freestyle’, Nita Latifi dëshmon se mund të interpretojë për mrekulli edhe në hip-hop

Nita Latifi është e njohur për kultivimin e zhanrit pop-rok dhe rok, mirëpo talenti i saj në muzikë është shumë më i gjerë.
Këngëtarja e ka dëshmuar këtë së fundmi përmes një interpretimi të drejtpërdrejtë ‘freestyle’ dhe ka rezultuar mjaft e pëlqyer.
Videoja, në të cilën ajo performon në hip-hop dhe gjithçka është bërë vetëm për argëtimin, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë pëlqime të shumta.

Në postimin e saj në Instagram, Nita i ka pyetur fansat e saj nëse dëshirojnë ta publikojë edhe një tjetër video të këtij, lloji ndërsa ka marrë shumë komplimente për interpretimin e saj./Telegrafi.com