Përmirësimi i frymëmarrjes – Cilat janë katër mënyrat që na vijnë në ndihmë?

Mund të tingëllojë si e parëndësishme, por frymëmarrja është elementi kryesor që ndikon në reduktimin e ankthit, stresit, panikut apo ndjesive emocionale që nuk i pëlqejmë.

Ka disa mënyra se si mund të punojmë me frymëmarrjen:
1.Qëndrimi i mirë i trupit
Qëndrimi më i mirë i trupit çon në frymëmarrje më të mirë, ndonjëherë edhe në pak sekonda. Shpina duhet të jetë drejtë dhe supet mbrapa për të ndihmuar diafragmën.
2.Rregullimi i pozicionit të gjumit
Pozicioni i gjumit mund të ndikojë dhe në mënyrën e frymëmarrjes. Mund të provoni të flini në njërin krah me një jastëk tek koka dhe njërin në mes të këmbëve. Kjo ndihmon në mbajtjen e shtyllës kurrizore, gjë që ndihmon rrugët e frymëmarrjes dhe ndalon gërhitjen.
3.Ushtrimet “Stretching”  dhe fleksibiliteti
Për të rregulluar frymëmarrjen mund të bëni ushtrime që fokusohen tek fleksibiliteti ose rezistenca. Një ide e mirë është dhe angazhimi në aktivitete që ju mbajnë aktiv, ku mund të përfshihet noti, vrapi, tenisi, etj.
4.Ndiqni teknika relaksuese
Teknikat relaksuese ndihmojnë frymëmarrjen dhe largojnë stresin. Mund të provoni yoga apo meditim. Të dyja fokusohen tek mënyra e frymëmarrjes, e cila automatikisht ndikon tek gjendja emocionale. J.V/SCAN