Përplasen dy automjete, aksidentohet këmbësori, transportohet në gjendje të rëndë në spital

0
222

Një aksident është regjstruar pak minuta më parë në Elbasan, ku nga përplasja e dy makinava e ka pësuar dhe një këmbësor.

Bëhet me dije se i plagosuri rreth 55 vjeç është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardh shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./gsh