Përplasen dy makina në Vlorë, njëra del nga rruga dhe godet murin. Një person i plagosur

0
171

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje ku 2 automjete janë përplasur në rrugën e plazhit të vjetër.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Honda dhe një tip Fiat.

Drejtuesi i mjetit tip Fiat u dërgua në spitalin e Vlorës.

Sipas policisë, makina Fiat, pasi ka goditur makinën tjetër ka dalë nga rruga duke goditur murrin e një banese.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/