Përplasen dy makina, plagosen dy shoferët

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete, tip Ford dhe tip Skoda janë përplasur me njëra-tjetrës, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shoferët. Mësohet se të plagosur kanë mbetur A.Xh dhe M.F.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Shqiptarja.com