Përplasen rëndë dy makina, njëra përfundon në kanal (video)

0
150

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë- Shkodër nga ku raportohet për dy persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Balldren, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën për motive që ende nuk dihen, duke përfunduar në kanal e përmbysur. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë, një tjetër aksident rrugor është regjistruar edhe në Tiranë, në rrugën e Elbasanit ku është përfshirë një motor, por nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Një qytetar ka sjellë foto nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Shqiptarja.com, megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur persona të lënduar.