Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë këmbësori

0
144

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.Sipas “News24” aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, ku një këmbësorë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është përplasur një një automjet.

Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.