Përplaset shqiptari duke vozitur 190 km në orë, por shpëtoi mrekullisht

Fazli Rexha, një shqiptar që jeton diku në diasporë, përmes statusit të tij në rrjetin social “Facebook” e ka treguar ngjarje e tij pas aksidentit të rëndë që ka pësuar me veturën e tij të tipit “BMV”dhe ka shpëtuar mrekullisht, shkruan Fokusi.info.

Rexha ka shkruar se ka qenë duke vozitur me një shpejtësi prej 190 km orë në autoudhë (autobahn)  dhe arsyeja e aksidentit sipas tij ka ardhur, pasi që ka qenë duke lexuar një mesazh në telefonin e tij.

Ai ka shkruar se e ka pranuar gabimin dhe pas këtij rasti është penduar dhe nuk do ta përdorë asnjëherë telefonin gjatë vozitjes.

Ja statusi i plotë i Rexhës:

“Shpresoj të ju kem ndihmuar me pranimin e budallakis time!

Foto e Veturës, pas Aksidentit të rënd në Autobahn.
Shpëtova për fat!
Po e tregoj haptaz; Shkaku ishte se lexova SMS gjatë vozitjes me 190Km/h!

Arsyeja e tërhekjes së vrëjtjes është se dy shokë, vetëm këtë vit kan humbur jetën në fatkeqsi komunikacioni.
Shkaku; perdorimi i Telefonint.

Po e postoj këtë Foto për të tërhjekur vërejtjen të gjithëve, se sa rrezik është përdorimi i Mobilit / Celularit / Handy gjatë vozitjes!
Prej asaj dite jam përbetuar dhe kurr ma nuk e perdori Telefonin gjatë vozitjes”.

Lini një Përgjigje