Përplasi eskortën e Sali Berishës, policia ndalon ngasësin kosovar

0
123

Shoferi 24-vjeçar nga Kosova që përplasi eskortën e Berishës mbrëmjen e djeshme, është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare në një njoftim për mediat sqarojnë se 24-vjeçari me iniciale A.M., banues në Prishtinë, ka qenë shkaktari i aksidentit.

I riu në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues 28-vjeçarin S.L. dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ashtu siç u raportua dhe pas aksidentit, shoferi kosovar ka qenë duke lëvizur në anë të kundërt.

Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 persona, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.

Aksidenti ndodhi në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha po kthehej nga ‘Foltorja’ në Kurbin./Klantv.