Përplasja dy automjeteve që garonin mes vete, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pësojë e përplasjes mes dy veturave në fshatin Shtedim të Podujevës.
Lexues të klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky aksident dhe treguan që automjetet kishin orë që garonin mes vete.
Dëshmitari deklaroi se persona që kishin parë se si garonin veturat kanë lajmëruar Policinë, por që nuk është ndërmarr asgjë, si dhe tregon që personi që ka humbur jetën ishte duke ecur në trotuar.