Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vdekur

0
110

Të shtëna me armë mes shqiptarëve janë regjistruar mbrëmje e sotme në Itali. Një person raportohet se ka humbur jetën.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur. Karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar zonën, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta. /abcnews.al