Përplasje në AAK për punësimet: Po punësohen vetëm familjarët e disa zyrtarëve, po injorohen aktivistët

Sekretari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Prizren, Bajram Kastrati ka dalur kundër partisë së tij për punësimet në Telekomin e Kosovës dhe punësimet tjera të kryera nga kjo parti. Ai ka akuzuar partinë e tij se po i bën punësimet përmes lidhjeve familjare, transmeton Gazeta Metro.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se punësimet ne Telekomin e Kosovës nuk janë bërë në baza partiake por në baza familjare.

“Jo, jo me plotë përgjegjësi mund të them se punësimet nuk kanë të bëjnë me baza partiake. Punësimet kryekput janë familjare”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se të punësuarit janë familjarë të deputetëve dhe ministrave që vijnë nga AAK’ja.

“Janë disa punësime që mund të numërohen në gishta për dallim të së kaluarës. Dhe edhe këto punësime janë familjar t’disa deputetëve dhe ministrave , ndoshta nuk mund të kenë as librezë partiake”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur i pakënaqur me partinë e tij e cila po i injoron aktivistët për t’i favorizuar familjarët e disa zyrtarëve të kësaj partie.

“Personalisht nuk kam vërejtur ndonjë punësim të ndonjë aktivisti partiak të AAKsë , përkundrazi është hezituar të favorizohen”, ka thekësuar Kastrati.

Postimi i tij i plotë:

Jo , jo me plotë përgjegjësi mund të them se punësimet nuk kan të bëjnë me baza partiake.

Punësimet kryekput janë familjare.

Kohën e fundit flitet dhe stërflitet për punësime partiake dhe në shumicen e rastëve përmendet subjekti AAK.

Janë disa punësime që mund të numërohen në gishta për dallim të së kaluarës. Dhe edhe këto punësime janë familjar t’disa deputetëve dhe ministrave , ndoshta nuk mund të kenë as librezë partiake!

Personalisht nuk kam vërejtur ndonjë punësim të ndonjë aktivisti partiak të AAKsë , përkundrazi është hezituar të favorizohen.

Nuk është e ndershme nëse individ të caktuar shfrytezojnë pozitën për interesa familjare dhe të njolloset subjekti.

Nuk është mirë që për qëllime të disa njerëzve të nënqmohet puna e aktivistëve dhe aq më keq kur mundohet të ç’vlerësohet puna e kryeministrit Haradinaj ,në këtë rast kryetarit të partisë./gazetametro.net/