Përplasjet në SBASHK: Rrahman Jasharaj vendosi i vetëm për ndërprerjen e grevës

Në një konferencë të përbashkët me kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor fillon të hënën.
“Marrëveshja është afër për çfarë kemi kërkuar. Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën”, tha Jasharaj, pas takimit me liderët e shtetit.
Por me Jasharajn nuk po pajtohet anëtari i kryesisë së SBAShK-ut, Bardh Bardhi. Sipas tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk mund të vendosë vetë për grevën, por është Këshilli Drejtues që merr vendimin nëse do të fillojë mësimi të hënën.
“Nuk është ndërprerë greva, ende po vazhdon. Këshilli Drejtues është ai që vendos nëse do të ndërpritet greva. Pavarësisht që kryetari Rrahmani është takuar me përfaqësuesit shtetërorë dhe po thuhet se është arritur marrëveshje, një gjë të tillë e vendos Këshilli. Ai duhet me ardhë këtu, me mbledhë këshillin drejtues e pastaj me vendosë. Nëse nuk është ofertë e favorshme, Këshilli nuk pranon dhe greva vazhdon. Por, njëherë jemi në grevë”, ka thënë Bardhi.
Pasi uruan njëri-tjetrin, Jasharaj, Haradinaj e Veseli nuk treguan më shumë për marrëveshjen, përveç që janë marrë vesh që të ndërpritet greva.