Përse LDK nuk po e publikon kërkesën për VV-në!? Pyetja dhe çështja që ka bllokuar negociatat

0
200

Pas takimit të fundit në mes të krerëve të VV-së dhe LDK-së, Kurti dhe Mustafa, vartës të këtij të fundit siç janë, nënkryetarët Veliu, Haziri e Rugova deklaruan se LDK i ka paraqitur Vetëvendosjes ofertën/kërkesën për bashkëqeverisje dhe se tani po pret përgjigje.

Një ofertë të tillë që u deklarua nga krerë të LDK-së, opinioni i gjërë, qytetarët, votuesit, mediat dhe askush nuk e ka parë as dëgjuar.

Çfarë përmbanë një Ofertë/Kërkesë e tillë – është pyetja që po mbetet pa përgjigje.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga 6 Tetori dhe Kosova nuk po mund ta implementojë rezultatin zgjedhor.

Në LDK askush nuk tregon se çfarë në fakt përmbanë kjo Ofertë e tyre për liderin Kurti, e ndërsa në ‘Vetëvendosje’ burime brenda subjektit thonë për ‘RADIO 1’ se diçka të tillë as që kanë parë tju ketë arritur.

Me dallim nga LDK-ja e mbyllur për media, Vetëvendosje, lideri i saj Kurti, në të dy herët e kaluara kur u krijua ngërç negociatash me LDK-në, kësaj të fundit ju drejtuar nëpërmjet opinionit, për çfarë edhe u kritikua nga qarqe të caktuara.

Sipas të njejtave burime, as sot nuk pritet që të ndodhë një takim i radhës Kurti-Mustafa./Njeshi/