Përsëri në serinë A/ Maldini dhe Dybala me covid-19

0
70

Coronavirusi vazhdon të zgjasë tentakulat e tij në futbollin italian. Këtë radhë është Milani që e ndjeu praninë e këtij virusi të frikshëm dhe më konkretisht familja Maldini.

Drejtori Teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel rezultuan pozitivë në testet e kryera me tampon për coronavirus, një lajm ky që u komunikua nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në këtë komunikatë theksoset se si Paolo ashtu edhe djali i tij janë në gjendje të mirë dhe e kanë qëndruar të izoluar në shtëpi për më shumë se dy javë duke zbatuar kështu protokollin mjekësor e shëndetësor. Pas testit ata do të zgjasin qëndrimin në karantinë për shërimin e plotë klinik.

Lajmi për pozitivitetin e Paolo dhe Daniel Maldini vjen menjëherë pas atij të sulmuesit të Juventusit Paulo Dybala. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram konfirmoi se ai dhe e dashura e tij Oriana rezultuan pozitivë me coronavirus.

Për Juventusin, paulo Dybala është rasti i tretë pozitiv me virusin Covid 19 pas Ruganit dhe Matuidi. Sulmuesi ashtu sikurse edhe shokët e tij të skuadrës nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Dybala nuk duket i shqetësuar, por për të nis periudha e qëndrimit të detyruar në karantinë për 14 ditë

Top Channel