Përsëri revoltë tek konviktet, intervenon policia

Gjatë së hënës, është dashur intervenimi i policisë, për t’i qetësuar personat e izoluar në Qendrën e Studentëve.

Forca të shtuara policore, po qëndrojnë para konvikteve në Prishtinë. E brenda Qendres së studentëve, po vazhdojnë të qëndrojnë persona të izoluar. Por, qëndrimi këtu, duket që nuk po i pëlqen një pjesë të tyre. Madje për këtë, të mërkurën disa persona kanë kundërshtuar qëndrimin në karantinë.

Për këtë çështje, ka biseduar edhe me menaxherin e Qendres Studentore, gjatë kohës së pandemisë. I njëjti, ka thënë se kjo nuk është hera e parë, që ndodh një gjë e tillë.

E qëndrimi i forcave të shtuara policore tek konviktet në Prishtinë, vazhdoi gjatë gjithë ditës së hënë. Sipas Sadikut, personat e izoluar këtu, kërkojnë të dalin sa më shpejt, por një gjë të tillë, nuk e lejojnë masat e vendosura nga organet përgjegjëse.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës, kanë thënë që janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesave të institucioneve përgjegjëse.Ndërkohë, nga Qendra e Studentëve kanë thënë se një problem të tillë nuk e kishin me boksierët që qëndruan këtu, të cilët ishin shumë më të disiplinuar.