Përshihen nga zjarri malet e Pejës, zbulohet shkaktari

0
385

Djegiet e maleve janë bërë shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Malet e Lybeniqit gjatë ditës së sotme janë kapluar nga flakët.

Mësohet se atje zjarret kanë djegur shumë hektar të malit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga mjetet me flakë.

Zjarrfikësit janë paraqitur në vendin e ngjarjes, por është dashur intevenimi i KFOR-it që të shuhet zjarri.

Autoritetet e sigurisë në Kosovës kanë bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar lidhur me këto raste.