Persona të paidentifikuar, dogjën pasurinë e familjes Gjonbalaj

Para dy netëve, persona të paidentifikuar i vunë flakën objektit modern për mbajtjen e demave për mish, të familjes Gjonbalaj.

Edhe pse dëmi është tejet i madh dhe kalon shumën 150 mijë euro, si edhe për kundër faktit se egzistojnë dëshmi mbi personat e dyshimtë, policia e as personat tjerë kompetent nuk kanë marrë fare masa, shprehet për portalin tonë, pronari Kreshnik Gjonbalaj.

Sipas disa shkrimeve në faqe të facebook, në të cilat Kreshniku ka qajse, familja Gjonbalaj, kohëve të fundit ka pasur kërcënime direkte.

Malesia.Org