Personat me grupin A të gjakut, më të ekspozuar nga koronavirusi

0
363

Personat me grupin e gjakut A (II) janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit, kurse ata me grupin zero më pak të rrezikuar, kanë dhënë konstatimin një grup hulumtuesish kinezë të cilët punën e tyre e publikuan në uebfaqen “medRxiv”.

Shkencëtarët kinezë kanë analizuar të dhënat e 2 000 pacientëve nga spitalet e Wuhanit në Shenzhen, përfshirë edhe më shumë se 200 të tjerëve që kanë ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të tyre, në mesin e banorëve të Wuhanit, 34 për qind kishin grupin e gjakut 0, 32 me grupin A (II), 25 për qind me B (II) dhe 9 për qind me AB (IV).

Për të ardhur deri te këto të dhëna, shkencëtarët kanë analizuar gjakun e 3 700 banorëve të Wuhanit që nuk janë infektuar me koronavirus.

Në anën tjetër, numri më i madh i banorëve të infektuar me koronavirus në Wuhan ishin ata me grupin e gjakut A, me një total prej 38 përqindësh, derisa 26.4 me grupin B, 25.8 me zero. Numri më i vogël i pacientëve ishin ata me grupin e gjakut AB, saktësisht 10 për qind.

Sipas kësaj, thuhet në hulumtim se personat më të rrezikuar janë ata me grupin e gjakut A, kurseata me zero janë më së paku të rrezikuar nga virusi Covid 19.

E për të qenë të sigurt në teorinë e tyre, ata kanë bërë hulumtime në të paktën 398 pacientë shtesë nga Wuhani dhe Shenzhen, e në fund kanë marrë po të njëjtën rezultat.