Personi me koronavirus në Lipjan kishte lëvizur në fshat, restorante e ndeja – nëna e motra të dyshuara

0
221

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 21.

As Lipjani nuk i shpëtojë infektimit me virusin më të famshëm të momentit. Mbrëmë u konfirmuar rasti i parë në këtë komunë me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për lajmi.net ka folur për personin e infektuar, duke thënë se pasi personit i janë shfaqur simptomat ka pasur kontakt me nënën, motrën dhe disa familjarë.

“Po punohet për të identifikuar personat që ka pasur kontakt. Personi ka pasur kontakte në kohen kur nuk ka qenë i infektuar, ndërsa në momentin që ka pasur simptoma ky ka pasur kontakt me motrën, nënën dhe disa familjarë të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Presoni i prekur me virusin korona është një qytetar i cili është kthyer nga Berlini. Ndërsa i pari i Lipjanit thotë se ai kishte lëvizur nëpër fshatin ku banon, nëpër restorante dhe ndeja të ndryshme.

Sidoqoftë, dezinfektimi i vendit ku ka qëndruar nuk është bërë dhe kjo, thotë kryetari, se nuk është mase që ka ndërmarr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Megjithëkëtë, Ahmeti nuk ankohet për furnizimin e stafit mjekësor.

“Edhe Lipjani, si në krejt Kosova ka ketë sfidë dhe këtë betejën e koronavirusit. Stafi është i pasitur me mjete të nevojshme. Ne kemi pas ndërhy me mjete tona vetanake ndërkohe edhe ministria na ka furnizuar. Tani për tani nuk kemi telashe për furnizim”, ka thënë më pas ai.

IKSHPK, njoftoi se rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 21.