Personi që “tronditi” politikën kosovare del në terren, i dëgjon hallet e qytetarëve

Shkumbin Demolli ditë më parë bëri bujë në media pasi synimet e tij për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, u ndërprenë në gjysmë pasi partia e Milaim Zekës, e largoi atë nga lista për deputet.

Menjëherë pas këtij veprimi Demolli reagoi ashpër duke e quajtur Milaim Zekën gënjeshtar. Demolli madje ka publikuar edhe disa biseda private mes tyre.

Megjithatë menjëherë pas largimit nga PEK-u, Demolli bëri hapin e ardhshëm politik. Ai iu bashkua Nismës Social Demokrate, ku tani po e vazhdon aktivitetin e tij politik.

Demolli me sa duket është shumë aktiv edhe në terren. Në disa foto të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Demolli shihet në aktivitete të ndryshme të Nismës. Ai shihet në shumë qytete të Kosovës, duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Në komentet në Facebook ai mund të shihet se ka përkrahjet të madhe nga qytetarët.