Personi që u plagos dje në Prishtinë është shtetas i Rumanisë, u qëllua aksidentalisht me kallashnikov

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull shtetas i Rumanisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lini një Përgjigje