Përtej urrejtjes: Izraeli trajnon infermierët palestinezë

0
145

Pesë infermierë nga Rripi i Gazës dhe 11 të tjerë nga Bregu Perëndimor janë trajnuar për katër ditë me radhë në Izrael si pjesë e bashkëpunimit mes një organizate izraelite dhe një qendre mjekësore palestineze.

“Nuk mund të paramendoja si duket ky vend ose si funksionon. Është më ndryshe sesa e kam menduar. Njerëzit janë shumë të mirë. Këtu ka çifutë dhe palestinezë që punojnë së bashku. Kjo e zvogëlon distancën mes nesh”, tha Akram Abu Salah, infermier nga Rripi i Gazës, transmeton Gazeta Express..

Ndonëse bashkëpunimi mes organizatës izraelite dhe kësaj qendre mjekësore ka filluar para disa vjetësh, kjo është hera e parë që pjesë e trajnimit janë infermierët.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim mësuan për praktikat e reja në mjekësinë primare, me focus në shkathtësitë e nevojshme të infermierëve në situate emergjente. Për shembull, ata i mësuan mënyrat inovative për ndërprerjen e gjakderdhjes dhe futjen e gypave mjekësorë në organet e brendshme.

Ky trajnim u mbajt për katër ditë nga ora 8 e 30 minuta në mëngjes deri në orën 5 të pasdites. Infermierët palestinezë thanë se janë të mahnitur nga kushtet e sofistikuara të trajnimit, shkruan “JPost”.