Pesë ditë pini këto pije, në start do të humbni 2 kg

Nëse dëshironi të humbni në peshë duhet t’i ndryshoni disa gjëra: të pini më shumë ujë, të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të ushtroni, apo të ecni çdo ditë nga 3 kilometra.

Në vijim ju sjellim disa pije që ju ndihmojnë në këtë drejtim

1. Kur të zgjoheni pini 2 gota ujë, e më pas, pas 15 minutave pini këtë pije. Pas një ore hani kafjall. Përbërësit: 1 kivi, 2 rriska limoni, 7 gjethe të mentës së freskët, 7 pjesë majdanozi, 100 ml ujë, mjaltë sipas shijes. Qëroni kivin dhe limon dhe bashkë me mentë, mjaltë dhe majdanoz e ujë i vendosni në blender. Pini lëngun porsa ta përgatitni.

2. Përbërësit:1e katërta e grejpfrutit, 4 pjesë ananas, 250 ml kefir, 30 gr fara të kungullit, një lugë vaj kokosi. Gjithçka hidhni në blender, e pini menjëherë.

3. Nëse dëshironi të përshpejtoni humbjen në peshë, detyrimisht përgatisni vetes këtë pije. Përbërësit: 250 mililitra kefir; speca pikantë, 1 lugë xhenxhefil pluhur, një lugë kanellë pluhur. Përzieni gjithçka dhe e pini.

Lini një Përgjigje