Pesë fakte mbresëlënëse të trupit të njeriut (video)

Trupi i njeriut është një “makinë” e komplikuar, e cila funksionon falë harmonisë së përkryer të organeve e sistemeve të tij përbërëse.

Në të gjitha organet dhe sistemet e trupit të njeriut ka diçka që do të na habiste me mënyren perfekte të funksionimit, por faqja shkencore “The brain maze” i ka përzgjedhur pesë nga shumë “atraksionet” e mënyrës së funksionimit të organeve e sistemeve të trupit të njeriut. Më poshtë (edhe të ilustruara me video) i keni këto pesë fakte mbresëlënëse të trupit të njeriut, përcjell fokusi.info.

1 Qelizat

Trupi i njeriut ka rreth 3.7 trilion qeliza, të cilat prodhojnë energjinë që ne e përdorim;

2 Sistemi nervor

Nëse do t’i shtrinim të gjitha fijet nervore të trupit tonë, ato do të ishin rreth 965 km të gjata. Sistemi nervor mbase është më misteriozi dhe më i komplikuari sistem i trupit të njeriut;

3 Syri i njeriut

Në formën e tij fillestare, syri mendohet se ka filluar zhvillimin e tij tek kafshët diku para 550 milion viteve. Syri në parim punon si një kamerë, e cila i kap imazhet kokëposhtë;

4 Enët e gjakut

Nëse do t’i shtrinim enët e gjakut ato do ta rrethonin (përshkonin) tërë globin tokësor. Shpejtësia e qarkullimit të gjakut në trupin tonë është rreth 5-6 km/h;

5. Gjuha

Gjuha është muskuli më i fortë i trupit të njeriut. Është interesante se gjuha pushon vetëm në pjesën e sipërme të gojës sonë./Fokusi.info/

Për më gjerësisht, shihni videon: