Pesëvjeçarja që mundi kancerin shet limonada për fëmijët me sëmundjen e njëjtë (foto)

Një vajzë e vogël në Shën Petersburg, i mbijetoi kancerit dhe vendosi të ndihmonte fëmijët e tjerë në këtë betejë – duke fituar mbi 10 mijë dollarë.

Pesëvjeçarja Caroline Gallagher, u diagnostikua me leukemi akute kur ajo ishte vetëm 19 muajshe.

Ajo iu nënshtrua kimioterapisë dhe ka qenë duke u trajtuar për gati tre vjet.

Pesëvjeçarja vendosi të shesë limonada për të ndihmuar fëmijët e tjerë që po kalojnë të njëjtën gjë që përjetoi ajo.

Caroline dhe motra e saj më e vogël Charlotte filluan shitjen e këtij produkti për të mbledhur para.

Vajzat e vogal ia arritën qëllimit, ato fituan rreth 10 mijë dollarë, transmeton Klan Kosova.