Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit në funksion, shmangen burokracitë

0
457
Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit ka nisur funksionimin normalisht, duke lehtësuar bizneset kosovare që përdorin Shqipërinë si tranzit për aktivitet tregtar, në reduktimin e kohës dhe uljen e kostove.
Zv.drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Armand Reveli, u shpreh për ATSH-në, se është regjistruar lista e agjentëve doganorë që do të operojnë, të cilët kanë hapur edhe niptet përkatëse në bankat tregtare. “Tashmë, përpunimi i deklaratave doganore dhe çdo procedurë tjetër kryhet online, duke shmangur burokracitë për bizneset nga Kosova”, tha ai.
Zyra doganore në portin e Durrësit u inaugurua pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se kjo pikë është hapi i parë i bashkimit të plotë të doganave mes dy vendeve.