Plaçkitet një xhami

Një person është arrestuar pasi që kishte hyrë në një xhami në Istog, dhe kishte vjedhur para në arkë, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’, pasditen e djeshme.