Plagos gruan me armë zjarri

Sot, në rrethana akoma të paqarta, një person ka shkrepur dy plumba në trupin e gruas së tij. Ngjarja ka ndodhë në Mitrovicë, rreth orës 13:00.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjene veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” ,“Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo prokurori njofton se brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.