Plagoset me armë një qytetar në Fushë Kosovë

Rreth orës 17:00 të ditës së sotme një person është plagosur në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovë incidenti ka ndodhur pasi një person aksidentalisht ka shkrepur më armë.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt ne rrugën “Nena Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Express.

Ajo ka treguar se njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti.