Plagoset me armë zjarri një person në Gjilan

Një person është plagosur në rrethana të panjohura në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, në Gjilan.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime, njofton Policisa e Kosovës.

“Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur. Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”.