Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës. Policia është njoftuar nga urgjenca e spitalit të Durrësit se rreth orës 17:10, është shtruar një 60-vjeçar i dëmtuar me thikë. 60-vjeçari me iniciale L.B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, megjithatë nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe si ka ndodhur plagosja e tij. Ndërkohë grupi hetimor dhe Policia janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.