Plagoset një person në Gjakovë

Pasditen e sotme ka ndodhur një plagosje në qytetin e Gjakovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:21 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Sot rreth orës 12:21 kanë pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë)” rasti është duke u hetuar, tha Elezi.