Po kërcënonte një burrë me thikë, momenti tragjik kur gruaja bie nga kati i tretë (Video)

Një video tronditëse, ka kapur momentin kur një grua në SHBA bie nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke kërcënuar një burrë me thikë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Nju Jork dhe gruaja 35-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është lënduar rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia bëri me dije se e reja, kishte kërcënuar një burrë 29-vjeçar dhe në momentin që ka rënë, ishte duke u ngjitur përmes shkallëve të emergjencës, me qëllimin për ta sulmuar atë. Por teksa e reja po tentonte për t’u futur në apartamentin e 29-vjeçarit, ky i fundit hapi dritaren dhe i rrëmbeu thikën.

Top Channel