Po rregullonte depozitën, gruaja bie nga taraca e pallatit në Tiranë

Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh., është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja në fjalë kishte hipur në taracën e pallatit, për të rregulluar depozitën, por ka humbur akuilibrin dhe ka rënë në oborrin e pallatit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur. 54-vjeçarja është dërguar në spital, por mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.